Eva Mendes nuk ka marrë rol për ndonjë film të ri, që kur ka luajtur në filmin “Lost River” bashkë me ish-bashkëshortin Ryan Gosling, në vitin 2014.
Aktorja e famshme hollivudiane ka bërë të ditur së fundmi se tashmë ka disa kushte për t’u bërë pjesë e ndonjë filmi.
“Kam një listë të shkurtër të atyre që dua t’i bëjë duke qenë nënë e katër fëmijëve. Dua të them se duhet të jetë ndonjë projekt argëtues. Tani nuk dua të bëhem pjesë e skenave me dhunë. Nuk dua të bëjë pjesë në skena seksuale, kështu që lista është e shkurtër”, ka thënë Mendes, gjatë një interviste të martën për “The View”, transmeton Koha.net.
Roli më i famshëm i Mendesit ka qenë ai në filmin dramë të vitit 2012, “Girl In Progress”.
Artikuj të ngjashëm
-
Mendes tregon se çka e bëri të dashurohet me Goslingun
-
Eva Mendes tregon se vajzave të saj nuk u intereson për filmat ku ajo luan
-
Ryan Golsing dhe Eva Mendes shfaqen bashkë pas disa vjetësh
-
Olivia Wilde: Bisedat e vështira janë çelësi i një marrëdhënieje të shëndetshme
-
Amy Adamas tregon pse ka vendosur të largohet nga rrjetet sociale