Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Eva Mendes zbulon tatuazhin që duket si dedikim për Ryan Gosling

Eva Mendes Tatoo

Aktorja Eva Mendes ka treguar se tatuazhi i saj i vetëm ka një domethënie të veçantë. 

52-vjeçja ka publikuar në Instagram disa foto, ku shfaq edhe tatuazhin në pjesën e brendshme të kyçit të dorës, me mbishkrimin “de Gosling”, ka shkruar People.

Një ndjekës i saj e vuri re tatuazhin, ndërsa Mendes u përgjigj duke treguar se ka vetëm atë tatuazh.

“Është i vetmi tatuazh që kam dhe i vetmi që kam dashur ndonjëherë”, ka thënë ajo.

Postimi i Eva Mendes në Instagram

Shprehja “de Gosling” ka bërë që fansat të mendojnë se tatuazhi është një referencë për martesën e saj me Ryan Gosling. Në kulturën latino-amerikane, “de” përdoret për të lidhur mbiemrin e një gruaje me mbiemrin e bashkëshortit pas martesës.

Edhe Kate Winslet thotë se disa role që ka luajtur i kanë ndikuar në shëndet mendor Showbiz Kate Winslet thotë se disa role që ka luajtur i kanë ndikuar në shëndet mendor

Mendes dhe Gosling u njohën në vitin 2011 gjatë xhirimeve të filmit “The Place Beyond the Pines” dhe prej vitesh e mbajnë jetën private larg vëmendjes së publikut. Në vitin 2022, Mendes iu referua Gosling si “burri im” gjatë një interviste televizive.

Çifti ka dy vajza, Esmeralda, 11 vjeçe, dhe Amanda, 10 vjeçe. Së fundmi, familjes iu bashkua edhe një qen i quajtur Charlie.

Pavarësisht angazhimeve të shumta, Mendes ka treguar se ajo dhe Gosling përpiqen të kalojnë rregullisht kohë bashkë. 

“Dalim rregullisht në mbrëmje”, ka thënë ajo, duke shtuar me humor se u pëlqen të shkojnë në kinema.

Për jetën e tyre private, Mendes ka thënë se kush nuk do vëmendje e di se ku të shkojë.

Edhe Raportohet se Lopez e Goldstein janë “më shumë se kolegë”, detaje për raportin mes tyre Showbiz Raportohet se Lopez e Goldstein janë “më shumë se kolegë”, detaje për raportin mes tyre

“Nëse do vëmendje, shkon në vende të caktuara, dhe nëse nuk e do, e di se ku duhet të shkosh. Ne zgjedhim këtë të fundit”, ka thënë ajo.

VIDEO: