Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq djali 26-vjeçar i aktores Regina King

Foto: AP/Associated Press

Djali i aktores dhe regjisores së famshme hollywoodiane, Regina King, ka vdekur në moshën 26-vjeçare.

51-vjeçarja King e konfirmoi lajmin për revistën “People”, duke treguar se djali i saj Ian Alexander Jr. të cilin e kishte me ish-bashkëshortin, Ian Alexander Sr., është vetëvrarë.

“Familja jonë është jashtëzakonisht e pikëlluar nga humbja e Ianit. Ai ishte një shpirt i bardhë që kujdesej shumë për lumturinë e të tjerëve. Ne ju kërkojmë të keni respekt dhe konsideratë për familjen tonë gjatë kësaj periudhe të vështirë. Faleminderit”.

Ian Alexander Jr. i kishte ndjekur hapat e babait të tij me profesion, duke u përfshirë në biznesin e muzikës dhe duke u bërë DJ.

Në të kaluarën, aktorja e shumëshpërblyer King, kishte deklaruar se Ian që ishte fëmija e saj i vetëm, ia kishte mësuar asaj çfarë është dashuria pa kushte.

Duket se lidhja mes nënës dhe të birit ishte shumë e afërt dhe e fuqishme. Ian shpesh e shoqëronte Reginan nëpër ceremoni glamuroze të hollywoodit dhe kjo e fundit e përkrahte çdo arritje të djalit të saj në skenën e muzikës.

Edhe Alicia Keys i ndërpreu marrëdhëniet me të atin në moshën 13-vjeçare Showbiz Alicia Keys i ndërpreu marrëdhëniet me të atin në moshën 13-vjeçare

Ende nuk dihet motivi i vetëvrasjes së Alexander Jr. apo nëse ai vuante nga varësia prej substancave narkotike.

{gallery}