James Norton (34) është favoriti i ri seksipil për James Bondin e ardhshëm. Ai aktualisht luan në dramën e BBC "The Trial Of Christine Keeler", ndërsa lajmin e festoi gjatë Vitit të Ri.
Gjuetia për Bondin e ri filloi në vitin 2016, kur Daniel Craig (51) e pranoi se pasi që luajti në Casino Royale në vitin 2006, Bondi u ngrit mbi të. Dhe ai, siç thotë, si aktor dëshiron të vazhdojë më tej.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtëherë filluan spekulimet për Bondin e ri, ndërsa si zëvendësime të mundshme u përmendën Tom Hiddleston, Idris Elba dhe madje edhe futbollisti i pensionuar David Beckham.
Në filmin më të ri nga franshiza e Bondit "No Time To Die", i cili del në prill, Daniel Craig e luan spiunin për herë të fundit, shkruan KOHA Ditore. Fansat u hutuan edhe nga Beyoncé e cila e postoi një foto ku shihej duke pirë martini. Kjo i nxiti spekulimet se ajo e interpreton temën e filmit të ri.
Qysh kur James Norton u votua si favoriti kryesor për personazhin e Bondit, aktorit i është rritur rejtingu. Ai shihet kudo, ndërsa së fundmi në promovimin e filmit të ri “Mr. Jones” ai ishte yll i tapetit të kuq. Në film ai e luan personazhin titullar Gareth Jones, ndërsa premiera pritet më 7 shkurt.
Filmi flet për historinë e vërtetë të gazetarit të Uellsit, i cili udhëtoi në Bashkimin Sovjetik në vitin 1933 dhe i zbulon disa të vërteta të pakëndshme në lidhje me komplotin ndërkombëtar. Përveç Saoirse Ronan, Emma Watson, Timothée Chalamet, Laura Dern dhe Meryl Streep, edhe James luan në "Little Women".