Tifozët e Arsenalit u ngritën në këmbë pasi Max Dowman shënoi supergol të martën mbrëma.
16-vjeçari në ndeshjen e tij të parë si titullar për Arsenalin, shënoi golin e parë në ndeshjen për Kupë të Ligës së Anglisë kundër Ipwsichit.
Dowman e mori topin nga Eberechi Eze. Vrapoi drejt zonës së penalltisë, dribloi një futbollist kundërshtar dhe shënoi për 1:0.
Pjesën e parë Arsenali e mbylli me rezultat 2:0.
Tjetër gol i bukur nga 16-vjeçari, Dowman
34 s. më parë /
15 sht 2026 22:12
Max Dowman ka shënuar tjetër gol të bukur të martën për Arsenalin nda Ipswichit, në kuadër të Kupës së Ligës.
Ai shënoi golin për 3:0 në minutën e 47-të.
Golin për 1:0 e shënoi në pjesën e parë, saktësisht në minutën e shtatë të ndeshjes.
Për Ipswichin po luan Anis Mehmeti.