Tifozët e Arsenalit u ngritën në këmbë pasi Max Dowman shënoi supergol të martën mbrëma.
16-vjeçari në ndeshjen e tij të parë si titullar për Arsenalin, shënoi golin e parë në ndeshjen për Kupë të Ligës së Anglisë kundër Ipwsichit.
Dowman e mori topin nga Eberechi Eze. Vrapoi drejt zonës së penalltisë, dribloi një futbollist kundërshtar dhe shënoi për 1:0.
Pjesën e parë Arsenali e mbylli me rezultat 2:0.