Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Fustani i princeshës Diana shitet për mbi 280 mijë dollarë

Fustani të cilin e kishte veshur princesha britanike Diana kur kishte kërcyer me aktorin amerikan John Travolta (65) në Shtëpinë e Bardhë është blerë për 280.000 dollarë nga fondacioni, i cili kujdeset për pallatet mbretërore.

Fustani me supe të ekspozuara me ngjyrë të kaltër të errët nga disenjatorja Victora Edelstein është plasuar të hënën në shitje nga shtëpia e ankandeve me qendër në Londër, Kerry Taylor Auctions, me një vlerë të vlerësuar prej 320,750 dollarë deri në 384.900 dollarë, por nuk e arriti atë shumë, kështu që fondacioni ofroi ta blejë atë pas ankandit, shkruan KOHA Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ajo është shitur pas ankandit për 220.000 funte britanike. Shitësi është i kënaqur dhe shpresonte se fustani do të qëndronte në Britani”, - deklaroi shtëpia e ankandeve në një deklaratë.

Fondacioni Historic Royal Palaces, i cili kujdeset për pallatin Hampton Court dhe Tower of London, si dhe pjesët publike të pallatit Kensington, ku Diana jetonte dikur, njoftoi të mërkurën se e ka blerë një pjesë të historisë.

“Jo vetëm që fustani ‘Travolta’ është një shembull fantastik i qepjes luksoze që synon të bëjë përshtypje në një rast shtetëror, por është gjithashtu një moment kryesor në historinë e modës mbretërore të shekullit të 20-të”, - tha kuratorja Eleri Lynn nga Historic Royal.

Fustani është blerë për koleksionin Royal Ceremonial Dress Collection. Diana e veshi fustanin në vitin 1985 në një darkë në Shtëpinë e Bardhë kur vallëzoi me aktorin e njohur, ndër të tjera edhe sipas rolit në muzikorin “Grease”.