Will Smith dhe Queen Latifah po i bashkojnë forcat për t'ia dhënë tragjedisë së Shakespearit, “Romeo and Juliet”, një variacion të hip-hopit në një film të ri.
Miqtë e vjetër dhe veteranët e industrisë do ta prodhojnë një version bashkëkohor të shfaqjes klasike, të vendosur në New York.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilmi i ri flet për historinë e dashurisë së një kameriereje të re nga Brooklyni e cila bie në dashuri me një muzikant aspirues nga një familje e pasur – në kundërshtim me të afërmit e tij, sipas “The Hollywood Reporter”.
Reperi dhe regjisori Solvan 'Slick' Naim e ka shkruar skenarin me Dave Broome, ndërkohë që ai do ta marrë gjithashtu përgjegjësinë e xhirimit të projektit për shërbimin streaming “Netflix”, shkruan KOHA Ditore.
Klasiku i Shakespearit ka pasur përshtatje filmike në shumë raste në të kaluarën, përfshirë versionin nga Baz Luhrmann, në të cilin luajtën Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes në rolet titullare në filmin e tij të modernizuar të vitit 1996, “Romeo + Juliet”.