Showbiz

Paris Hilton e angazhon Kimin për videoklip

Pas një grindjeje shumëvjeçare midis Kim Kardashian (38) dhe Paris Hilton (38), si duket të dy shoqet i kanë lënë mëritë prapa vetes.

Fillimisht ato i festuan Krishtlindjet dhe Vitin e Ri të fundit së bashku, ndërsa tani për projektin e tyre të ri të fshehtë në Instagramin e vet vendosi të krenohet trashëgimtarja e pasur.

Hilton po e përgatit një klip të ri për titullin e këngës "Best Friend’s Ass", kështu që nuk është çudi se do të marrë pjesë pikërisht motra e Kardashiane e cila, si duket, nuk ka asgjë kundër rolit në videoklip.

Pasi që Kim në atë kohë e filloi reality show për familjen e vet "Keeping Up With Kardashians' dhe u bë yll i madh, thuhet se Paris u zemërua shumë dhe se ish-mikeshat e ngushta u larguan plotësisht nga njëra-tjetra, por tani përsëri po bashkëpunojnë për kënaqësinë e ndjekësve të tyre të shumtë.

“Vajza, dukeni shumë mirë! Jam i lumtur që po shoqëroheni përsëri, jeni kombinimi më i mirë”, - komentoi njëri nga adhuruesit në njoftimin e tyre.

Kim dikur ishte stiliste e Hilton, ndërsa shumë prej tyre komentuan se në shpinë të Paris u bë e famshme dhe më vonë e tejkaloi popullaritetin e ‘shefes’ së saj. Megjithatë, mikesha e saj e re (e vjetër) nuk e sheh këtë kështu, shkruan KOHA Ditore.

“Kim është shumë e vyeshme. Kultura e saj e punës është diçka që më mahnit, ndërkohë që edhe argëtohemi shumë . Ajo është e mirë në çdo gjë që e bën dhe mund të kishte sukses edhe pa mua. Jam e lumtur për të dhe për projektin tonë”, - pohon Paris.