Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lohan dhe Hilton: Njëra ofendon, ndërsa tjetra bëhet sikur nuk di asgjë

Paris Hilton (38), dikur vajza hollivudiane tepër e njohur, po e promovon këngën e re "My Best Friend’s Ass" – në të cilën po e ndihmon shumë Kim Kardashian (38).

Megjithatë, në kohë të lirë dhe në intervista, ajo po e kritikon ish-shoqen e saj më të mirë, Lindsay Lohan (32).

Prezantuesi televiziv dhe gazetari Andy Cohen i kërkoi asaj t’i thoshte tri fjalë për shoqen e saj më të mirë nga vitet 2000, në çfarë ajo u përgjigj se Lindsay ishte "jashtëzakonisht e mjerë dhe turpëruese ".

Cohen ia kujtoi asaj edhe deklaratën se "nuk dëshiron më kurrë që emri i saj dhe i Lindsay të përmenden në të njëjtin kontekst", dhe se për Lohan kishte thënë se është "gënjeshtare patologjike", shkruan Cosmopolitan.

Por edhe pse Lohan sigurisht i ka dëgjuar fjalët e pahijshme në intervistë, ajo vendosi t’ia kthente në një mënyrë tjetër. Në Instagram, ajo e postoi një foto bardhë e zi të vajzave nën të cilën shkruan 'Më shumë se shoqe, dashuri e vërtetë – Paris, urime për këngën e re!', shkruan KOHA Ditore.

Edhe Paris e quan Lindsay Lohanin si “e kotë dhe turpëruese” Showbiz Paris e quan Lindsay Lohanin si “e kotë dhe turpëruese”

Tani shtrohet vetëm pyetja nëse Lindsay ka vendosur të mos "bjerë" në nivelin e Paris, apo ky është një “trollim” nga ana e aktores.

Disa komentues kanë arritur në përfundimin se kjo është një "shuplakë me stil".