Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Paris e quan Lindsay Lohanin si “e kotë dhe turpëruese”

Paris Hilton e kritikoi Lindsay Lohan derisa po i përmendte disa prej grindjeve më të njohura të saj gjatë një paraqitjeje televizive të kohëve të fundit.

Ylli foli hapur për grindjet e saj me personat e famshëm në një bisedë me udhëheqësin Andy Cohen në episodin e së martës të Watch What Happens Live!

Gjatë lojës “Plead the Fifth”, yllit iu kërkua t’i thoshte tre gjëra të mira për aktoren e “Mean Girls” Lindsay Lohan, me të cilën ajo ishte shoqe e ngushtë në mesin e viteve 2000.

Pas një pushimi të shkurtër, ylli i The American Meme tha: "Ajo është përtej. E kotë dhe turpëruese".

Udhëheqësi i hit emisionit Bravo tha se komentet ishin më të mira se ç'pritej, pasi që ylli e kishte quajtur më parë Lindsay një "gënjeshtare patologjike".

Andy, 50 vjeç, vazhdoi ta pyeste trashëgimtaret e hoteleve dhe DJ për grindjen e saj me shoqen e reality TV Kim Kardashian në vitin 2011, të cilën ajo e mohoi thellësisht.

"Mendoj se ishin mediat ato që po trillonin," këmbënguli 38-vjeçarja. "Ne e kemi njohur njëra-tjetrën që kur ishim dy vjeç."

Sensacioni i mediave sociale gjithashtu e përmendi nënën e katër fëmijëve si frymëzim për singlin e saj të ri B.F.A. (Best Friend’s A-), duke qeshur: "Prapanica e saj është shumë seksipile. Unë e dua atë." Kim gjithashtu paraqitet në video klipin e këngës së re.

Ndërkohë që Paris e lavdëroi Kimin për serinë e suksesshme të reality showt “Keeping Up with the Kardashians”, ylli nuk deshi të përgjigjej nëse do të kthehej në ekrane së shpejti, sepse nuk dëshiron ta dëmtojë trashëgiminë e saj në serialin Fox/E! “The Simple Life”, në të cilin ajo luajti me shoqen e saj më të mirë Nicole Richie, shkruan KOHA Ditore.

"Pranoj thirrje çdo ditë," konfirmoi Paris. "Por, si mund të krahasoheni me atë serial?"

Artikuj të ngjashëm