Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Zënkat mes motrave Kardashian, Kim dhe Kourtney, do të vazhdojnë edhe në sezonin e katërt

Kim Kardashian dhe motra e saj Kourtney jetojnë jetën si më së miri, por ato po vazhdojnë një zënkë mes tyre edhe në sezonin e 4 të reality show “Kardashians”.

“Sezoni i fundit ishte shumë i vështirë”, ka thënë Kourtney gjatë një interviste ku ishin ulur së bashku me Kimin.

Ajo ka shtuar se ndihej nën tension dhe Kimi nuk e kuptonte.

Zënka në mes tyre ka filluar pas martesës së Kourtneyt pasi Kim e kishte akuzuar atë se po e kopjonte stilin e saj të jetës.

CNN ka raportuar se kjo zënkë në mes tyre vetëm sa po rritet edhe më shumë.

Edhe Jennifer Lawrence e quan të bezdisshme Kourtney Kardashian Showbiz Jennifer Lawrence e quan të bezdisshme Kourtney Kardashian

Kim Kardashian e akuzon Kourtneyn se është shndërruar në një person tjetër dhe po i urren familjarët e saj.

“A je e lumtur tani?” - e pyet Kim Kardashian motrën e saj me një zë të tensionuar.

“ Ti je veç një shtrigë dhe unë të urrej”, ia kthen Kourntey nën lot.

Kim në trailerin e sezonit të ri shihet duke shpjeguar se dinamika e jetës së tyre po ndryshon dhe gjithkush po shkon në drejtimin e vetë.
Në trailer gjithashtu shfaqet edhe motra e saj e vogël Kendall Jenner e cila së fundmi u lidh me muzikantin e njohur spanjoll Bad Bunny.

“Jam personi më i keq ‘single’ ndonjëherë”, ndihet të thotë Kendall me të qeshur.

Edhe Kylie Jenner e hapur për një reality show të ri me Kendall Showbiz Kylie Jenner e hapur për një reality show të ri me Kendall

Motra tjetër Khloe Kardashian, e cila është në lidhje me basketbollistin Tristan Thompson, po ashtu shfaqet në trailerin e sezonit të ri. Khloe dëgjohet duke thënë se këto probleme që ka në lidhjen me Tristanin janë të pariparueshme.

Sezoni e katërt i këtij “The Kardashian” do të shfaqet në Hulu më 28 shtator.