Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kim Kardashian tregon arsyet pse Kourtney nuk mori pjesë në festën e ditëlindjes

Ylli televiziv, Kim Kardashian, duke treguar arsyet e mungesës së Kourtneyt në festën e ditëlindjes së saj, ka njoftuar se gjendet në regjim shtrati për shkak të shtatzënisë.

Në festën e ditëlindjes së 43-të të Kimit më 21 tetor ishin të pranishme të gjitha motrat dhe nëna e saj, porse Kourtney mungonte.

“Shumë e bekuar që jam e rrethuar me kaq shumë shoqe të mira. Kurrë nuk kam menduar se do të kem fatin t’i kem këto shoqe. Faleminderit për dashurinë që ma dhuruat për ditëlindje. Dhe Kourtney ne do të bëjmë një ‘piknik’ në shtrat me ty javën tjetër”, ka shkruar Kim në Instagramin e saj duke bërë të ditur se Kourtney është në regjim shtrati.

Kourtney 44 vjeçe është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt, përkatësisht të parin me burrin Travis Barker. Ajo pati komplikime gjatë kësaj shtatzënie dhe i është dashur t’u nënshtrohet edhe një ndërhyrjeje kirurgjike.

Së fundmi Kortney dhe Kim janë përfolur se kanë pasur zënka në mes vete pasi ato u shfaqën duke u fjalosur në seritë e “The Kardashians”.

Por Kourtney u ka treguar ndjekësve se nuk është situata aq keq sa duket në televizion.

Edhe Pse Princ Harry kërkoi të fshiheshin fotografitë e tij nga festa e ditëlindjes së Kris Jenner Showbiz Pse Princ Harry kërkoi të fshiheshin fotografitë e tij nga festa e ditëlindjes së Kris Jenner

Ajo i uroi ditëlindjen motrës së saj përmes disa postimeve në rrjete sociale.

“Njerëzit mendojnë se zënkat që kanë parë në televizion janë të këqija ... Sikur të ishin dëshmitarë të tërheqjes së flokëve, sikur t’i shihnin historitë nga shkolla e mesme e hershme, gëzimet në mes motrave. Të dua thellësisht përgjithmonë. Zoti e bekoftë këtë vit me dashuri, lumturi dhe gëzim të bollshëm”, ka shkruar Kourtney në Instagram.