Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gjykata vendos burg për Stresin

Arkimed Lusha, i njohur ndryshe si Stresi, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Stresi u vu në pranga në një hotel në periferi të Tiranës, ku uniformat blu i gjetën një pistoletë pa leje dhe një sasi të vogël kokaine.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lexoni edhe: Video gjatë arrestimit të Stresit

Sipas policisë, ai është anëtar i një grupi kriminal që vepron në Tiranë në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

Edhe: Policia për arrestimin e Stresit: është anëtari i grupit kriminal që vepron në Tiranë

Sipas burimeve, reperi ka qenë në përgjim prej disa muajsh, ndërsa gjykata ka caktuar për të edhe masën e sigurisë arrest me burg, transmeton tch.

Në vitin 2015, Stresi u arratis edhe nga komisariati nr. 3, ndërsa në muajin prill të këtij viti u arrestua sërish së bashku me dy miq të tij në një lokal duke konsumuar kokainë.