Reklama

SPAR në lagjen Muharem Fejza, tani 24h në shërbimin tuaj!

SPAR

Një nga rrjetet më të besueshme të supermarketeve në vend, SPAR Kosova pjesë Grupit Meridian, ka kënaqësinë të njoftojë se pika ekzistuese në lagjen Muharem Fejza në Prishtinë tashmë do të funksionojë me orar të ri të punës – 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Ky vendim është marrë në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për të ofruar komoditet maksimal dhe qasje të lehtë për të gjithë konsumatorët tanë, në çdo kohë dhe moment kur ata kanë nevojë.

Me një përkushtim të palëkundur ndaj cilësisë, freskisë dhe shërbimit të shkëlqyer, SPAR Kosova po vazhdon të zgjerojë kapacitetet dhe të përmirësojë përvojën e blerjes në çdo pikë të saj duke sjellur:

- Asortiman të pasur me produkte unike nga brendi SPAR;
- Çmime të lira dhe oferta të shumta;
- Ambiente moderne, të pastërta dhe të dizajnuara në mënyrë që gjithçka të jetë e lehtë për t'u gjetur, duke ofruar një eksperiencë të këndshme dhe unike;
- Staf profesional, mikpritës dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar.

Zgjerimi i orarit të punës vjen si përgjigje ndaj kërkesave të shumta të konsumatorëve tanë besnikë, të cilët kërkojnë fleksibilitet dhe çasje të vazhdueshme në produktet bazë dhe shërbime të besueshme që SPAR ofron.

SPAR Kosova si pjesë e Grupit Meridian, vazhdon të sjellë standarde të larta evropiane në tregun vendor – duke ndërtuar më shumë se vetëm dyqane: besim, komunitet dhe përkushtim afatgjatë për secilin klient.

Ju mirëpresim!

Më mire në SPAR.