Një risi e shumëpritur është lansuar së fundi në tregun tone, për të gjithë ata që kërkojnë një mënyrë më të mirë, më të shpejtë dhe më të shëndetshme për t’u ushqyer gjatë ditës. M2g0 është linja më e re e produkteve ushqimore që kombinon komoditetin me kujdesin për shëndetin – një zgjidhje ideale për jetën dinamike që kemi sot.
M2g0 sjell një gamë të gjerë kategorish produktesh, duke përfshirë:
Sallata të pasura me lëndë ushqyese: Të përgatitura me përbërës të freskët, proteina cilësore dhe kombinime të shëndetshme vajrash e farash. Ideale për një drekë të lehtë por edhe më shumë shije.
Sanduiçë të freskët: Me bukë integrale, përbërës natyralë dhe pa aditivë të dëmshëm. Perfektë për zyrë apo rrugës.
Smoothie & Juice të freskët: Të pasura me fruta dhe perime, pa sheqer të shtuar. Përgatiten me metodën cold press, e cila ruan maksimalisht vlerat ushqyese, vitaminat dhe enzimat e përbërësve natyralë.
Detox dhe shots në një shishe: Pijet Detox të M2g0 janë të dizajnuara për të mbështetur pastrimin natyral të trupit, ndërsa shots me xhenxhefil, limon, spinaq dhe rrepë japin nxitjen që të duhet për të përballuar ditën.
Me një mision të qartë për të promovuar ushqimin cilësor, M2GO garanton produkte të freskëta, të përgatitura me kujdes nga ekspertë të ushqimit dhe të ambalazhuara në mënyrë praktike për konsum të menjëhershëm – në zyrë, në shkollë, në rrugë apo në palestër.
Produktet e M2g0 tashmë janë të disponueshme në pikat e shitjes Meridian Express me këndet Buka Bakery dhe SPAR.
Ky lansim është një tjetër projekt i inicuar nga Meridian Express që ka për qëllim promovimin e jetës së shëndetshmë dhe ofrimin e një tjetër përvoje unike për klientët e saj.
*Artikull i sponsorizuar