Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se do të shpallen zgjedhje të parakohshme, pas presionit të organizatave studentore që po protestojnë që nga nëntori i vitit të kaluar.
Vuçiq, gjatë një vizite në qytetin Zajecar në lindje të Serbisë, komentoi deklaratat se nuk guxon të shkojë në zgjedhje.
“Duhet të përgatitemi për Expo-n. Kur t’i përfundojmë përgatitjet, do t’i shpallim zgjedhjet e parakohshme. Kam frikë se ata bënë një gabim të madh dhe se, kur mendova që kishin gjasa, tani ato nuk ekzistojnë më. Do t’i mposhtim bindshëm”, u shpreh Vuçiq.
Ekspozita ndërkombëtare Expo 2027, e planifikuar të mbahet në Serbi nga 15 maji deri më 15 gusht 2027, është përmendur si arsyeja për shtyrjen e përkohshme të vendimit për zgjedhjet, megjithëse Vuçiqi nuk tregoi se kur përgatitjet do të përfundojnë.
Thirrja për zgjedhje të parakohshme erdhi si kërkesë kryesore nga organizatat studentore, të cilat, pas muajsh protestash, e përcaktuan këtë si hap të domosdoshëm për shkak se kërkesat e mëhershme të tyre nuk u përmbushën.
Vuçiqi më parë i kishte refuzuar vazhdimisht këto kërkesa, dhe kjo është hera e parë që ai deklaron publikisht gatishmërinë për të shkuar në zgjedhje.
Edhe
Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit
Organizatat studentore kanë kërkuar nga partitë opozitare që të mos marrin pjesë në këto zgjedhje, në mënyrë që të krijohet hapësirë për listat që do të propozojnë vetë.
Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Serbi ishin planifikuar të mbaheshin në vitin 2027.
-
Studentët në Serbi mbledhin nënshkrime për zgjedhje të parakohshme, për ta rrëzuar Vuçiqin
-
Vuçiqi i fton studentët protestues në debat publik, ata i japin këtë përgjigje
-
Vuçiqi vlerëson forcën policore dhe bën thirrje për arrestime pas protestave në Beograd
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë