Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të shtunën ka bërë të ditur se ka aprovuar rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Sipas planit, shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm për burrat për 60 plus 15 ditë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi tani pritet të aprovohet edhe nga Qeveria e Serbisë.
“Dua të besoj se Qeveria e Serbisë do ta miratojë vendimin. Dua të besoj se të gjithë e kuptoni se sa shumë na duhet një ushtri e fortë, sa më shumë do të na duhet të blejmë armë. Sepse nuk është dëshira jonë të sulmojmë dikë. As nuk do ta bëjmë . Por dëshira jonë është që të pengojmë të gjithë ata që na kërcënojnë çdo ditë”, ka thënë Vuçiq në ceremoninë e gradimit të 177 kadetëve të Akademisë Ushtarake.
Për gratë, shërbimi ushtarak do të jetë sipas vullnetit të tyre.
Më 1 janar të vitit 2011, Serbia e hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak që z