Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Serbia synon ta kthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, qytetarët jo shumë entuziastë

Pas 13 vjetësh, Serbia synon ta rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ka deklaruar të enjten ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq.

“Pas 13 vjetësh duhet të plotësohet rezerva. Ushtrinë serbe e kemi lënë 13 breza, nuk ka pasur shërbim të detyrueshëm ushtarak. Nevojat tona të sigurisë janë që të kemi rekrutë të rinj të cilët janë gjithmonë të gatshëm për ta mbrojtur vendin. Ne i kuptojmë rreziqet e sigurisë. Kjo nuk është vetëm një nevojë që është karakteristike e Serbisë, shumë vende evropiane po aktivizojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak", shpjegoi Vuçeviq.

“Për të rritur aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Serbe, nëpërmjet rikuperimit dhe përmirësimit të stërvitjes së forcave aktive dhe rezervë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë si organi më i lartë profesional dhe shtabi për përgatitjen dhe përdorimin e Forcave të Armatosura Serbe në kohë paqeje dhe lufte ndërmorën një iniciativë dhe i propozuan presidentit të Republikës dhe komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rifutjen e detyrimit për shërbimin ushtarak deri në katër muaj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas tyre, propozimi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë vjen pas një shqyrtimi të detajuar të situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidave bashkëkohore me të cilat përballet Serbia si një vend ushtarakisht neutral.

Pas publikimit të këtij lajmi, portali pro-Vuçiqit, “B92”, ka testuar disponimin në Serbi për çështjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe deri më tani është konstatuar se serbët nuk duan të shkojnë në ushtri. Në anketë, shumica e qytetarëve janë kundër vendosjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak, qoftë edhe për katër muaj.

Edhe Vuçiqi aprovon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak Rajon Vuçiqi aprovon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

LEXO EDHE: