Vizitën e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në SHBA, William Burns, në Beograd, Aleksandër Vuçiqi e ka komentuar vetëm pas tri ditësh.
Presidenti serb e ka quajtur “të dobishme” dhe “të mirë” bisedën e zhvilluar më 21 gusht me Burnsin, ndërsa qesharake i ka konsideruar komentet se vizita në Serbi ishte e fshehtë.
“Ne si shtet serioz menduam se ishte mënyra më e mirë e mundshme, dhe amerikanët, si shteti më serioz në botë, bashkë me Kinën, menduam se ishte mënyra më e mirë e mundshme për ta monitoruar vizitën”, ka thënë ai, raportoi Danas.
Ai ka shtuar se çështjet e diskutuara ishin të rëndësishme për të ardhmen e rajonit dhe Serbisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Në mes të “turit të shefit të CIA-s në Ballkan”, Vuçiqi takon Dodikun
-
Rubio e Vuçiqi bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi
-
Vuçiqi takohet me Putinin në Pekin, diskutojnë edhe për Kosovën
-
Vuçiqi i kërkon SHBA-së mbështetje për “sfidat e serbëve në Kosovë”
-
Vuçiqi bisedon për Kosovën me presidentin e Iranit dhe shefin e diplomacisë kineze