Kandidati i koalicionit VMRO-DPMNE, Aleksandar Jovanovski, ka fituar garën e balotazhit në Kërçovë.
Jovanovski ka marrë 14 mijë e 212 vota, ndërsa Fatmir Dehari i Aleancës Kombëtrae për Integrim i ka marrë 12 mijë e 194 vota.
VMRO-DPMNE ka fituar shumicën e komunave në balotazh, bazuar në rezultatet preeliminare ka fituar në 21 komuna, VLEN në 4 dhe LSDM në tri.
Orce Gjeorgjievski nga VMRO-DPMNE fitoi edhe në Shkup bindshëm.
“Fitore e madhe e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, në rast se dikush hamendej, qytetarët treguan se Maqedonia sërish është e jotja. Faleminderit populli im, kjo është fitore e përbashkët. Sonte Maqedonia dëshmoi pjekuri. Fituam në Shkup, fitore bindëse e Orces. Fituam edhe në komunën e Karposhit, fituam edhe në Aerodrom dhe Çuçer Sandevë. Ishte një luftë e ashpër, e vështirë dhe me shumë sfida”, tha Hristjan Mickoski, kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, që është nga koalicioni VMRO-DPMNE. “Fituam edhe në Vallandov, Dojran dhe Krushevë të cilët deri tani kishin kryetar të LSDM-së. Fituam dhe në Koçan, Rankovc dhe Negotinë. Çeshinovë Obleshevë, Vinicë, Konçe, Demir Kapi dhe Probishtip. Në disa të tjera po numërohen votat. Dua të përcjell një porosi të fuqishme dhe ajo vjen nga Kërçova jonë. Fituam Kërçovën, ra Fatmir Dehari”.