VMRO-DPMNE fiton shumicën e komunave në balotazh
Kandidati i koalicionit VMRO-DPMNE, Aleksandar Jovanovski, ka fituar garën e balotazhit në Kërçovë.
Jovanovski ka marrë 14 mijë e 212 vota, ndërsa Fatmir Dehari i Aleancës Kombëtrae për Integrim i ka marrë 12 mijë e 194 vota.
VMRO-DPMNE ka fituar shumicën e komunave në balotazh, bazuar në rezultatet preeliminare ka fituar në 21 komuna, VLEN në 4 dhe LSDM në tri.
Orce Gjeorgjievski nga VMRO-DPMNE fitoi edhe në Shkup bindshëm.
“Fitore e madhe e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, në rast se dikush hamendej, qytetarët treguan se Maqedonia sërish është e jotja. Faleminderit populli im, kjo është fitore e përbashkët. Sonte Maqedonia dëshmoi pjekuri. Fituam në Shkup, fitore bindëse e Orces. Fituam edhe në komunën e Karposhit, fituam edhe në Aerodrom dhe Çuçer Sandevë. Ishte një luftë e ashpër, e vështirë dhe me shumë sfida”, tha Hristjan Mickoski, kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, që është nga koalicioni VMRO-DPMNE. “Fituam edhe në Vallandov, Dojran dhe Krushevë të cilët deri tani kishin kryetar të LSDM-së. Fituam dhe në Koçan, Rankovc dhe Negotinë. Çeshinovë Obleshevë, Vinicë, Konçe, Demir Kapi dhe Probishtip. Në disa të tjera po numërohen votat. Dua të përcjell një porosi të fuqishme dhe ajo vjen nga Kërçova jonë. Fituam Kërçovën, ra Fatmir Dehari”.
Ahmeti: Fituam shumicën e votave në nivel kombëtar, humbja në komuna është thirrje për forcim
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, ka thënë se kanë fituar shumicën e votës kombëtare në nivel vendi.
Ai në një konferencë për media nga selia e BDI-së ka thënë se e pranojnë rezultatin për komuna.
“Ne kemi shumicën e votës në mbarë vendin, apo më mirë të thuhet të votës kombëtare në mbarë vendin. Mbi 23 mijë vota më shumë, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar të komunave. Ne e pranojmë këtë rezultat. Ne kemi fituar votën e shumicës, votën e popullit. Humbja e disa pozicioneve është një thirrje për t’u forcuar strukturat, për t’u afruar më shumë me njerëzit”, është shprehur Ahmeti.
Ai ka theksuar se fitorja e votës popullore me mbi 23 mijë vota epërsi është mandat moral dhe politik që u jep motiv që të punojnë më të bashkuar me qytetarët.
“Besimi i qytetarëve nuk është zbehur, por është përforcuar. Ne do të bëjmë analizë të thelluar, do të rinovojmë radhët tona”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka shtuar se gjatë procesit zgjedhor pati keqpërdorim të resurseve shtetërore, të orkestruar sistematikisht dhe se pati shantazh e presion financiar mbi votuesit.
“Këto praktika të pandershme e dëmtojnë votëbesimin e qyteteve në procesin zgjedhor”, tha Ahmeti, raportoi KosovaPress.
VLEN-i fiton katër komuna në balotazh
Koalicioni VLEN ka fituar katër komuna deri më tash në balotazhin e mbajtur të dielën në Maqedoninë e Veriut.
Dibra në katër vjetët e ardhshme do të udhëhiqet nga kandidati i koalicionit VLEN, Fisnik Vela.
Ai në raundin e dytë mori më shumë vota se kandidati i pavarur, Ramadan Imeri.
Fisnik Vela ka marrë 4 mijë e 362 vota ose 52.46 për qind, kur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar të gjitha 27 vendvotimet në Dibër, raporton KosovaPress.
Ndërsa kandidati i pavarur Ramadan Imeri ka marrë 3.671 vota ose 44.15 për qind.
Kandidati i këtij koalicioni, Blerim Islami, ka fituar bindshëm në raundin e dytë ndaj kundërkandidatit të tij nga radhët e koalicionit Maqedonia Jote, udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Sasho Velanovski në Dollnen.
Blerim Islami ka marrë 3 mijë e 979 vota ose 57.38 për qind, kur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar të gjitha 40 vendvotimet në Dollnen, raportoi KosovaPress.
Sot në 33 komuna, përfshirë qytetin Shkup, u mbajtën zgjedhjet e raundit të dytë për kryetar të komunave në Maqedoninë e Veriut.
VLEN-i fiton balotazhin në Bogovinë
Kandidati i koalicionit VLEN, Feti Abazi, ka fituar garën për kryetar të komunës Bogovinë në balotazhin e 2 nëntorit.
Ai ka marrë 6 mijë e 371 vota ose 54.87 për qind, ndaj kandidatit tjetër shqiptar Besnik Emshi nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI me 5 mijë e 38 vota ose 43.39 për qind.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tashmë ka numëruar të gjitha 38 vendvotimet në Bogovinë, raportoi KSP.
Mendi Qyra shpall fitoren në Strugë
Mendi Qyra ka shpallur fitoren në Strugë. Kur janë numëruar 91 për qind të vendvotimeve Qyra kryeson me 50.10 për qind të votave, ndërsa Arsim Dalipi nga Aelanca Kombëtare për Integrim i ka 48.44 për qind.
Qyra ka thënë se dallimi është mbi 500 vota mes tij e Dalipit në balotazh.
“Dallimi është mbi 500 vota, mendoj se kjo është e mjaftueshme”, ka thënë Qyra, raporton "Alsat M".
Bilall Kasami shpall fitoren në Tetovë
Kandidati i VLEN në Tetovë, Bilall Kasami, ka shpallur fitoren përmes rrjetit social Facebook.
Ai ka falënderuar qytetarët që ia dhanë edhe një mandat tjetër.
Kur janë numëruar mbi 98 për qind të vendvotimeve, Kasami kryeson me 53.70 për qind, e Bajram Rexhepi i AKI-së i ka marrë rreth 41 për qind të votave.
Rexhepi e ka pranuar humbjen.
“Të dashur miq, gara zgjedhore në Tetovë mbaroi. Qytetarët e than fjalën e vet. Unë uroj kundërkandidatin dhe i uroj punë të mbarë. Përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e imja dhe e askujt tjetër. Zoti na ndihmoftë”, ka shkruar Rexhepi në Facebook.
Ademi: Ka pasur blerje masive të votave
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, në një konferencë për media ka thënë se AKI mbetet e vendosur në rrugën e saj për ndryshim, për dinjitet dhe se rruga e tyre është qartë, e demokracisë, e barazisë dhe integrimit evropian.
“Këto zgjedhje ishin më shumë se zgjedhje lokale. Pamë blerje masive të votës dhe ndërhyrje të aparatit shtetëror të shtetit. Megjithatë qytetarët dëshmuan se dinë të dallojnë dhe nuk lejuan që këto metoda të errëta ta dëvijojnë rezultatin e raundit të parë”, tha Ademi./ Alsat.mk
Mbyllen qendrat e votimit, 40.45% dalja e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut për balotazh
Ka përfunduar procesi i votimit në qendrat ku qytetarët në Maqedoninë e Veriut kanë pasur mundësinë të votojnë në procesin e balotazhit për zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor, deri në orën 18:30, pjesëmarrja e qytetarëve në votime ishte 40.45%.
Në raundin e dytë në kuadër të zgjedhjeve lokale, u votua në 32 komuna dhe në qytetin e Shkupit, si dhe në tri qendra votimi në Shuto Orizari për këshilltarë.
Votim për kryetarë komunash, nuk pati në në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë, sepse procedura do të përsëritet atje brenda 60 ditëve pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune u votua në kryeqytet dhe në Aerodrom, Bogovinë, Bërvenicë, Vallandovë, Vinicë, Dibër, Debarcë, Demir Kapi, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Kumanovë, Lozovo, Makedonska Kamenica, Makedonska Kamenica, Makedonski Progilinogot, Makedonski Progilinogot, Rosoman, Strugë, Studeniçan, Tetovë, Qendër, Çeshinovë Obleshevë, Çucer Sandevë, Shuto Orizari, Dollneni, Dojran dhe Zërnovci.
Deri në orën 15:00, Komuna e Bërvenicës me 40.83% dhe ajo e Kërçovës me 40.06% kanë pasur daljen më të madhe, pasi në këto dy komuna bëhet një “luftë e ashpër” nëse do të fitojë kandidat shqiptari apo maqedonas. Dalje më të ulët, nga ana tjetër në komunat shqiptare kanë Bogovina me 26.49% dhe Dibra me 26.72%.
Balotazhi në Maqedoninë e Veriut, 38.2% dalja e qytetarëve deri në orën 17:00
Nga 96.94% e vendvotimeve të përpunuar, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut, njofton se deri në orën 17:00, dalja e qytetarëve në votime është 38.2%, në procesin e balotazhit në kuadër të zgjedhjeve lokale.
Krahasuar me rundin e parë, deri më tani dalja është më e ulët.
Të drejtë vote kanë mbi një million qytetarë.
Komunat dhe qytetet ku sot zgjidhet kryetar në rundin e dytë janë: Shkupi, Aerodromi, Bogovina, Bërvenica, Vallandova, Vinica, Dibra, Debarca, Demir Kapi, Dojrani, Dollneni, Zrnovci, Karposhi, Kërçova, Konçe, Koçani, Krusheva, Kumanova, Maqedonia Mogilla, Negotina, Probishtipi, Rankovca, Rosomani, Struga, Studeniçani, Tetova, Qendra, Çeshinovë-Oblesheva, Çucer Sandeva dhe Shuto Orizari.
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, 27% dalja në votime deri në orën 15:00
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se deri në orën 15:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 27.19% e qytetarëve apo 275 mijë e 34 votues, në balotazhin në zgjedhjet lokale.
Bërvenica dhe Kërçova me dalje më të madhe të votuesve ndërsa daljen më të ulët e ka Bogovina.
Komuna e Bërvenicës me 40.83% dhe ajo e Kërçovës me 40.06% kanë daljen më të madhe deri në orën 15:00. Kjo pasi, në këto dy komuna bëhet një “luftë e ashpër” nëse do të fitojë kandidat shqiptari apo maqedonas. Dalje më të ulët, nga ana tjetër në komunat shqiptare kanë Bogovina me 26.49% dhe Dibra me 26.72%.
Krahasuar me zgjedhjet në rundin e parë, dalja deri në orën 15:00, ishte 31,16% apo 1% diferencë
Deri në orën 13:00, votuan 19.96% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriu
Në Maqedoninë e Veriut, kur po mbahet balotazhi në kuadër të zgjedhjeve lokale, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se dalja e qytetarëve deri në orën 13:00 është 19.96 për qind apo 671 mijë e 892 votues.
Nënkryetari i KSHZ-së, Avdush Demiri në konferencën për media të orës 13:00, tha se dalja është 5 për qind më e vogël krahasuar me rundin e parë.
“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve akumuloi të dhëna nga gjithsej 93.15 për qind të vendvotimeve sa i përket jehonës së votuesve deri në ora 13:00. Sipas këtyre të dhënave, gjithsej 671 mijë e 892 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës ose 19.96 për qind. Krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve, në të njëjtën kohë jehona e votuesve ishte 20.12 për qind. Në këtë rast theksojmë se vërehet një ulje e vogël së jehonës së votuesve”, tha Demiri.
Ndërkohë edhe për kryetar të Shkupit, më 19 tetor, në rundin e parë, dalja ishte 20.07 për qind ose rreth 5 për qind më pak.
Balotazhi në Maqedoninë e Veriut, deri në orën 11:00 votuan 10% e qytetarëve
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur se deri në orën 11:00, në kuadër të procesit të balotazhit, kanë votuar 70.424 qytetarë që në përqindje është 10,10.
Gjatë konferencës së parë, nënkryetari i KSHZ-së, Avdush Demiri teksa bëri të ditur se procesi zgjedhor po zhvillohet pa pengesa, ai theksoi se dalja e votuesve deri në ora 11:00 është 10,10%.
“Sipas të dhënave gjithsejtë 70 424 votues deri në orën 11:00, e kanë kryer të drejtën e votës, do të thotë jehona e votuesve deri në orën 11:00 është 10.10 për qind. …deri në këto momente në KShZ të gjitha informatat që vinë tregojnë që zhvillohet një proces zgjedhor i qetë dhe demokratikë, pa ndonjë pengës”, deklaroi Demiri.
Mbi një milion qytetarë kanë të drejtë vote.
Komunat dhe qytetet ku sot zgjidhen kryetarët në balotazh janë: Shkupi, Aerodromi, Bogovina, Bërvenica, Vallandova, Vinica, Dibra, Debarca, Demir Kapi, Dojrani, Dollneni, Zrnovci, Karposhi, Kërçova, Konçe, Koçani, Krusheva, Kumanova, Maqedonia Mogilla, Negotina, Probishtipi, Rankovca, Rosomani, Struga, Studeniçani, Tetova, Qendra, Çeshinovë-Oblesheva, Çucer Sandeva dhe Shuto Orizari.