Në Pirogov të Bullgarisë janë pranuar gjithsej tetë persona të lënduar nga zjarri në diskotekën e Koçanit në Maqedoni të Veriut, tre prej të cilëve janë nën moshën 18 vjeçare, tha drejtori i spitalit në Pirogov, Valentin Dimitrov për mediumin bullgar BTA.
Tre nga të pranuarit janë nën moshën 18 vjeç – dy vajza dhe një djalë, dhe pjesa tjetër – katër burra dhe një grua, janë mesatarisht 22-25 vjeç. Pacienti më i vjetër është 31 vjeç.
Sipas Dimitrovit, gjendja e tyre është e rëndë.
“Tre nga viktimat janë intubuar, ndërsa pjesa tjetër janë në pritje të vlerësimit të mëtutjeshëm të gjendjes së tyre dhe planit të trajtimit. Gjithçka që duhet do të bëhet, spitali ka gjithçka që duhet”, ka shtuar ai.
Gjashtë nga të plagosurit u shtruan në Spitalin në Varna dhe Spitalin Shën Gjergji në Plovdiv.
Bullgaria është zotuar të pranojë 14 persona për trajtim. /Alsat-m
-
Disa prej të lënduarve në Koçan do të trajtohen në disa shtete
-
152 të lënduar si pasojë e zjarrit në diskotekë në Maqedoni të Veriut, 18 në gjendje kritike
-
Autoritetet shëndetësore në Koçan: Në mesin e viktimave edhe 14-vjeçarë
-
Dalin para gjyqit të akuzuarit për zjarrin në Maqedoninë e Veriut që la 63 të vdekur
-
Vdes edhe një i lënduar nga zjarri në klubin e natës në Maqedoninë e Veriut