Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se 152 pacientë janë duke u trajtuar në spitale nëpër vend si pasojë e zjarrit që ndodhi në diskotekën në qytetin Koçani në orët e hershme të së dielës. Nga të lënduarit 18 janë në gjendje kritike.
“Ministria e Shëndetësisë siguron publikun se gjitha resurset janë vënë në dispozicion dhe asnjë pacient s’do të mbetet pa kujdesin e nevojshëm. Shpëtimi i jetëve dhe ofrimi i kushteve më të mira të mundshme për rikuperim për të lënduarit mbesin prioritet i yni”, thuhet në postimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook.
Si pasojë e zjarrit 51 persona janë raportuar të vdekur deri më tash. Zjarri është thënë se ka ndodhur pas ndezjes së fishekzjarrëve në diskotekë, ku ishin afro 1500 persona. Në diskotekë po mbahej koncert i një grupi të njohur muzikor të Maqedonisë së Veriut.
Dhjetëra të vdekur si pasojë e zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut
Të paktën 50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të...-
51 të vdekur e mbi 100 të lënduar si pasojë e zjarrit në diskotekë në Maqedoninë e Veriut
-
Dalin para gjyqit të akuzuarit për zjarrin në Maqedoninë e Veriut që la 63 të vdekur
-
Vdes edhe një i lënduar nga zjarri në klubin e natës në Maqedoninë e Veriut
-
Të gjithë viktimat në Koçan vdiqën nga asfiksia
-
Identifikohen 59 viktimat e tragjedisë në Koçan