Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Rajon

Serbia e pret me nderime të larta ushtarake trupin e kriminelit të luftës Mlladiq

Trupi i Mlladiqit

Trupi i kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq, që vdiq më 27 gusht në burgun e Hagës, është pritur me nderime të larta ushtarake në Beograd të enjten. 

Në aeroplanin me të cilin trupi i Mlladiqit u soll nga Haga ishte djali i tij Darko Mlladiq, mbesa e tij dhe ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujiq, shkruan "RTS". 

Mlladiq vdiq në moshën 84-vjeçare në Hagë, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për krime lufte në Bosnjë, përfshirë përgjegjësinë për masakrën e Srebrenicës.

Ai njihej ndryshe si “Kasapi i Bosnjës”. 

Serbia ka caktuar mbledhje komemorative më 5 shtator, ndërsa varrimi do të bëhet më 7 shtator. 

Edhe OVL-UÇK: Me lartësimin e Mlladiqit, Serbia kërcënon direkt paqen rajonale Arbëri OVL-UÇK: Me lartësimin e Mlladiqit, Serbia kërcënon direkt paqen rajonale

Komisioni Evropian njoftoi të premten se u takon autoriteteve serbe të vendosin se çfarë roli do të luajnë në funeralin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, por gjithashtu theksoi se glorifikimi i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe nuk ka vend në Bashkimin Evropian apo në vendet kandidate për anëtarësim.

“Komisioni Evropian beson se çdo glorifikim i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe nuk ka vend në BE ose në vendet kandidate për në BE”, tha Komisioni Evropian në një përgjigje për REL.

BE-ja ka theksuar përgjegjësinë e institucioneve serbe në lidhje me funeralin e Mlladiqit.

“Nëse Ratko Mlladiq varroset në Serbi, u takon autoriteteve serbe të konfirmojnë çdo rol që mund të kenë në organizimin ose varrimin e Ratko Mlladiqit”, tha më tej KE-ja.

Këshilli Kombëtar Boshnjak e dënoi, përmes një deklarate më 29 gusht, paralajmërimin për varrosjen e Mlladiqit me nderime shtetërore, duke thënë se shteti po u dërgon boshnjakëve një “mesazh të rrezikshëm”.

E Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se sjellja e Serbisë me lartësimin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, kërcënon direkt paqen rajonale.

Edhe Serbia e glorifikon figurën e kriminelit Mlladiq Rajon Serbia e glorifikon figurën e kriminelit Mlladiq

Në një komunikatë për media, OVL-UÇK ka dënuar veprimet e Serbisë për nderime shtetërore për Mlladiqin.

“Dënojmë ashpër përpjekjen e turpshme të Serbisë për të lartësuar Ratko Mlladiqin dhe për ta kthyer varrimin e tij në akt nderimi shtetëror. Kurorëzimi i një krimineli të dënuar lufte si hero kombëtar fyen çdo viktimë të tij dhe rehabiliton hapur ideologjinë që prodhoi gjenocid. Beogradi sërish refuzon të përballet me të kaluarën e vet kriminale. Përkundrazi, vazhdon ta ushqejë po atë ideologji që shkaktoi masakrat, dëbimet dhe varrezat masive. Kjo sjellje kërcënon drejtpërdrejt paqen rajonale.  Kujtimi dhe dinjiteti i viktimave nuk negociohen. As tani, as kurrë”, thuhet në reagimin e OVL-së së UÇK-së.