Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Rajon

Serbia kaloi nëpër një natë incidentesh e dhune

serbi

Foto: Associated Press

Mijëra protestues antiqeveritarë u mblodhën sërish në rrugët e Serbisë të enjten, pas dy ditësh përplasjesh me përkrahësit besnikë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe me policinë e trazirave, që për pasojë lanë dhjetëra persona të lënduar e të arrestuar.

Autoritetet policore kanë përdorur gaz lotsjellës në të paktën dy qytete, teksa janë raportuar incidente të shumta në të gjithë vendin, ka shkruar AP.

Në qytetin verior të Novi Sadit, ku edhe nisi mosbindja civile kundër Vuçiqit më shumë se nëntë muaj më parë, grupet e protestuesve brohorisnin thirrje si “Ai ka mbaruar” përderisa shkatërronin zyrat e Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

VIDEO:

 

Edhe Policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit në Novi Sad Rajon Policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit në Novi Sad

 

Protestuesit kanë thyer xhamat e zyrës së SNS-së në qendër të qytetit dhe morën me vete dokumente dhe pjesë mobiljesh nga brenda. Policia dhe përkrahësit e Vuçiqit, të cilët e kishin ruajtur zyrën për muaj me radhë, nuk ishin në vendin e ngjarjes.

Në kryeqytetin serb, Beograd, si dhe në Novi Sad, policia ka përdorur disa herë gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën e protestuesve, të cilët më pas u shpërbënë në grupe më të vogla.

Vuçiqi ka thënë për televizionin proqeveritar “Informer” se “shteti do të fitojë”, duke i akuzuar njëkohësisht protestuesit për nxitje të dhunës dhe për “armiqësi ndaj vendit të tyre”.

VIDEO:

Edhe Kaos total në Serbi, protestuesit thyejnë zyrat e partisë së Vuçiqit Rajon Kaos total në Serbi, protestuesit thyejnë zyrat e partisë së Vuçiqit

 

 

Ai ka përsëritur pretendimet e mëhershme se protestat janë të dirigjuara nga jashtë vendit, pa ofruar ndonjë provë konkrete.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se rreth 50 persona janë arrestuar në protesta për sulm ndaj policëve dhe të paktën 27 policë janë lënduar.

Edhe Eskalojnë demonstratat në Serbi, protestuesit sulmohen nga zyret e partisë së Vuçiqit Rajon Eskalojnë demonstratat në Serbi, protestuesit sulmohen nga zyret e partisë së Vuçiqit

Përleshjet në mbarë Serbinë këtë javë shënuan përshkallëzim serioz të protestave, kryesisht paqësore, të udhëhequra nga studentët e universiteteve, që e kanë tronditur pushtetin e Vuçiqit në Serbi.

Protestat janë nxitur si rezultat i tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit që la të vdekur 16 persona si dhe akuzave për korrupsion ndaj Qeverisë aktuale.