Serbët janë tubuar gjithandej Serbisë të enjten për të protestuar për incidentet e shumta që ndodhën dy ditët e fundit atje. Qytetarët protestues janë sulmuar nga mbështetësit e Partisë Përparimtare Serbe, policët janë përplasur me qytetarët e Policia nuk ka reaguar ndaj sulmeve të mbështetësve ndaj qytetarëve.
Deutsche Welle të enjten ka shkruar në një analizë për situatën në Serbi se regjimi i Aleksandër Vuçiqit po përpiqet t’i shtyjë qytetarët e Serbisë drejt një lufte civile me provokime dhe përdorimin e njësive paraushtarake.
Protestuesit në Novi Sad kanë thyer zyrat e Partisë Përparimtare Serbe, si dhe i kanë ngjyrosur muret e jashtme.
Bulevar Oslobođenja, Novi Sad, prostorije SNS pic.twitter.com/Q2LctegusZ
— Prokrastinator™ (@Kekalovic) August 14, 2025
Trenutno ispred prostorija Srpske napredne stranke na Bulevaru oslobođenja.#NoviSad pic.twitter.com/vFNRWug9uQ
— Radio 021 (@Radio021) August 14, 2025
Një natë më parë, protestat kulmuan kur mbështetës të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) i sulmuan protestuesit me mjete piroteknike. Ngjarja shënon përshkallëzim të mëtutjeshëm të protestave që po zgjasin tash e nëntë muaj, të nxitura nga tragjedia në stacionin hekurudhor që la të vdekur 16 persona dhe akuzave për korrupsion, teksa presioni ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe partisë së tij po rritet gjithnjë e më shumë.