Republika Sërpska e ka shpallur të dielën ditë zie për shkak të sulmit terrorist në Moskë, ka njoftuar presidenti Millorad Dodik.
“Në këtë mënyrë duam të nderojmë njerëzit e pafajshëm që u vranë në sulmin terrorist në Moskë dhe të solidarizohemi me popullin mik të Rusisë”, ka shkruar presidenti i RS në rrjetin social X.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNumri i të vdekurve nga sulmi terrorist në Moskë të premten po rritet orë pas ore. Deri tash janë konfirmuar 133 viktima.
11 persona janë arrestuar në lidhje me sulmin, duke përfshirë katër që morën pjesën drejtpërdrejt në sulm.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi terrorist ISIS.