Kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurisë i Rusisë ka thënë të mërkurën se edhe SHBA-ja ka faj për sulmin e armatosur në sallën e koncerteve në Moskë ku mbetën të vrarë 145 persona. Shteti Islamik e pati marrë përgjegjësinë për sulmin.
Që kur ndodhi sulmi më 22 mars në ndërtesën “Crocus City”, zyrtarët rusë përfshirë presidentin Vladimir Putinin vazhdimisht kanë pretenduar, pa dhënë dëshmi, se ai u organizua nga Ukraina, raportoi AP.
“Ata po përpiqen të na imponojnë idenë se akti terrorist nuk u krye nga regjimi i Kievit, por nga mbështetësit e ideologjisë radikale islamike, me gjasë pjesëtarë të IS-it”, ka thënë Nikolai Patrushev.
“Megjithatë, është më e rëndësishme të përcaktohet se kush është sponsori i këtij krimi monstruoz. Gjurmët e tij çojnë te shërbimet speciale ukrainase. Por të gjithë e dinë se regjimi i Kievit nuk është i pavarur dhe kontrollohet komplet nga SHBA-ja”, ka shtuar ai.
Katër të dyshuar u arrestuan një ditë pas sulmit. Putini dhe të tjerë kanë pretenduar se ata kishin planifikuar kalimin në Ukrainë. Gjashtë të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë janë arrestuar po ashtu.
-
Fillon gjyqi ndaj të dyshuarve për sulmin në Moskë që ka lënë 149 të vdekur
-
Gjykata ruse ua vazhdon paraburgimin katër të dyshuarve për sulmin në Moskë
-
Rusia arreston edhe një të dyshuar për sulmin në Moskë
-
Putini: Rusia s’mund të jetë objektiv i sulmeve nga fundamentalistët islamikë
-
Macron hedh poshtë akuzat ruse për përfshirjen e Parisit në sulmin në Moskë