Qëllimi i atyre që qëndrojnë pas sulmit vdekjeprurës të muajit të kaluar në sallën e koncerteve në Moskë ishte të minonin unitetin e Rusisë, ka deklaruar të enjten presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
“Nuk ka qëllime të tjera të dukshme. Nuk ka”, ka theksuar Putini, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se Rusia nuk mund të jetë objektivi i “fundamentalistëve islamikë”, sepse sipas tij ky shtet paraqet “shembull unik të harmonisë dhe unitetit ndërfetar”.
Një degë e grupit të Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në sallën e koncerteve “Crocus City” në Moskë, ku u vranë 145 persona.
Sulmi i 22 marsit ishte më vdekjeprurësi në tokën ruse në dy dekada.
“Qëllimi për ta minuar unitetin e shoqërisë ruse, veçanërisht në kushtet moderne, është sigurisht i dukshëm”, ka thënë presidenti rus.
Ai i bëri këto deklarata në kongresin e Federatës së Sindikatave të Pavarura të Rusisë.