Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pse Shteti Islamik e sulmoi Rusinë?

Ndonëse Shteti Islamik i Khorasanit (IS-K) ka qenë i njohur për marrjen e përgjegjësisë për sulmet e kryera nga rrjete të tjera terroriste në të kaluarën, sulmi i djeshëm në një sallë koncertesh afër Moskës është padyshim “punë e tyre”, shkruan Sky News.

Komiteti Hetimor Rus njoftoi të shtunën se të paktën 115 persona u vranë në sulmin në sallën “Crocus City”. IS-K mori përgjegjësinë për sulmin dhe shërbimet e inteligjencës perëndimore kohët e fundit përgjuan bisedat në të cilat dukej se islamistët po planifikonin diçka.

Shteti Islamik është duke u forcuar sërish vitet e fundit

Shteti Islamik është duke u forcuar sërish vitet e fundit, veçanërisht IS-K. Khorasan është term i lashtë që i referohet rajoneve të Turkmenistanit, Afganistanit dhe Iranit. Anëtarët e IS-K janë kryesisht luftëtarë të pakënaqur të talebanëve pakistanezë, por ata vijnë edhe nga zona të tjera.

Vend ideal për rekrutim është rajoni i Azisë Qendrore, si dhe Federata Ruse, Dagestani dhe Çeçenia. Ndërsa IS u forcua në Irak dhe Siri, IS-K u shfaq në Afganistanin lindor në vitet 2011 dhe 2015. Operacionet amerikane shkatërruan forcat e tyre, por pas tërheqjes së trupave amerikane më 2021, ato u rimëkëmbën.

Ndryshe nga grupet e tjera terroriste, Shteti Islamik ka ambicie transnacionale. Shërbimet kundër terrorizmit kanë parandaluar sulme të shumta në Evropë gjatë viteve të fundit.

Edhe Fillon gjyqi ndaj të dyshuarve për sulmin në Moskë që ka lënë 149 të vdekur Botë 11 muaj më parë Fillon gjyqi ndaj të dyshuarve për sulmin në Moskë që ka lënë 149 të vdekur

Pse sulmi ndaj Rusisë?

Një nga objektivat e saj është Rusia. IS beson se presidenti rus Vladimir Putin dhe regjimi i tij po vrasin myslimanët. Me këtë ai nënkupton operacionet ushtarake ruse në Çeçeni, Siri dhe Afganistan. Në dy dekadat e fundit, grupet islamike kanë sulmuar vazhdimisht territorin rus.

Ndër sulmet më të rënda ishin ato në teatrin Nord Ost më 2002 dhe masakra në Beslan më 2004, gjatë së cilës u vranë qindra njerëz. Shteti Islamik me siguri dëshiron të shkaktojë kaos në Rusi gjatë pushtimit të Ukrainës. Ashtu si me grupet e tjera terroriste, qëllimi i tij është të shkaktojë frikë dhe pasiguri tek banorët.