Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se partneriteti strategjik me Serbinë është duke u zhvilluar në mënyrë dinamike “pavarësisht kushteve të vështira ndërkombëtare”.
Në urimin për Ditën e Shtetësisë së Serbisë, Putini ka thënë se beson që dy shtetet do të vazhdojnë të forcimin e bashkëpunimit në të mirë të të dyja palëve në sfera të ndryshme.
“Partneriteti strategjik midis shteteve tona po zhvillohet në mënyrë dinamike, pavarësisht kushteve të vështira ndërkombëtare. Jam i bindur se, duke u mbështetur në lidhjet shekullore të miqësisë vëllazërore dhe afërsisë shpirtërore, që i bashkojnë popujt rus dhe serb, do të jemi në gjendje të vazhdojmë forcimin e bashkëpunimit në të mirë të të dyja palëve, në sfera të ndryshme, duke kryer projekte të përbashkëta”, thuhet në urimin e Putinit për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç ka njoftuar Zyra e Presidentit në Serbi.
Serbia është ndër shtetet e pakta që nuk i kanë vendosur sanksione Rusisë.
-
Vuçiq bisedon me Putinin, i thotë se Serbia s’do t’i vendosë asnjë sanksion Rusisë
-
Putin: Serbia është aleate e veçantë dhe e besueshme
-
Vuçiq paralajmëron armatim, thotë se rrezikohet nga aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci
-
Putini çmon politikën e jashtme të Vuçiqit gjatë një takimi në Pekin
-
Vuçiqi takohet me Putinin në Pekin, diskutojnë edhe për Kosovën