Lista Serbe ka reaguar pas përplasjes fizike dhe tymit në Kuvendin e Serbisë, duke thënë se këto skena po kopjohen nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që sipas kësaj partie, erdhi në pushtet me dhunë.
Në reagimin e Listës Serbe thuhet se opozitarët në Kuvendin e Serbisë e kanë përdorur tymin kuq e zi për ta lumturuar Kurtin.
“Skenat e turpshme dhe inskenimi i kuazi-opozitës në Kuvendin e Serbisë u kopjuan nga ndihmësi i tyre Albin Kurti, i cili erdhi në pushtet në Prishtinë me dhunë dhe idenë për të dëbuar çdo gjë serbe. Pa dashur të fshehin aleancën e tyre me Kurtin, opozitarët e sotëm janë përpjekur të përdorin tymi kuq e zi për të lumturuar Kurtin dhe regjimin e tij të mundshëm në zgjedhje”, thuhet në reagim.
Tutje kjo parti ka shprehur mbështetjen e plotë të popullit serb në Kosovë për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Në të njëjtën kohë u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Serbisë që të mos jenë instrument në duart e atyre që përsëri, siç bënë 13 vjet më parë, do të plaçkitin dhe shkatërrojnë vendin tonë”, thuhet tutje në reagim.
Përplasje fizike e tym në Kuvendin e Serbisë
Përplasje fizike, tym, gazlotsjellës e flakë ka pasur në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë të martën.Pas...-
Kurti: Opozita e përdori kuorumin për presidentin për të na prerë mandatin
-
Kurti: Mbështetja për ne vetëm sa do të rritet
-
Kurti: Opozita po ma zgjat mandatin në Qeveri, për këtë s’kemi marrëveshje
-
Lista Serbe: Mund të jetë dëshirë e tyre, por ne nuk e votojmë Kurtin
-
Lista Serbe: Rashiqi - shërbëtor i Kurtit që uzurpoi mandatin me votat e shqiptarëve