Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, të martën i ka dhënë përkrahje të fuqishme kandidaturës së shteteve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Bashkim Evropian. Tajani ka thënë se nëse nuk anëtarësohen këto shtete në BE, atëherë mund të kthehen kah Rusia apo Kina, raporton agjencia “AP”.
Duke folur gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut, Tajani ka thënë se blloku “duhet t’ua zgjasë dorën atyre njerëzve që duan të jenë me ne evropianët”.
“Nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë do të ketë ndonjë që do të dojë të na zëvendësojë ne, po mënoj Rusia, Kina apo pjesët tjera të botës, dua të them Turqia”, ka thënë Tajani.
Ai foli gjatë një konference për media në Shkup me homologun e tij Timço Mutsunski.
Tajani tha se Italia “po punon dhe do të punojë që Maqedonia e Veriut të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur anëtare e BE-së”.
Edhe
Kurti në takim me Tajanin: Italia aleate kryesore për Ballkanin Perëndimor
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria fqinje kanë qenë kandidate për t’iu bashkuar BE-së që nga viti 2005. Ato i hapën negociatat me bllokun në vitin 2022, në një proces që pritet të zgjasë disa vite.
Shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor që po synojnë anëtarësimin në BE janë Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova.
-
Fajon në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së: S’duhet ta harrojmë Ballkanin Perëndimor
-
Costa u thotë shteteve të Ballkanit Perëndimor se zgjerimi i BE-së është mundësi reale
-
BE-ja mund t'ua mohojë shteteve të reja anëtare të drejtën e vetos
-
Merz: Ukraina të bëhet anëtare e asociuar e BE-së, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor vëzhguese