Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi të hënën se samiti i kësaj jave midis Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor synon të tregojë se mundësia për zgjerim është reale.
Duke folur në Bosnje dhe Hercegovinë në fillim të një turi para samitit në Ballkanin Perëndimor, Costa theksoi se, mes pasigurive gjeopolitike globale dhe paqëndrueshmërisë ekonomike, “zgjerimi është një interes gjeostrategjik për Evropën”, raportoi AP.
“Ai (zgjerimi) është një investim për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit tonë”, ka thënë Costa. “Ky turne është një shenjë e qartë se angazhimi i Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor është real. Po aq reale është edhe mundësia për zgjerim”.
Costa do të bashkëkryesojë samitin në Mali i Zi të premten, ku do të marrin pjesë liderët e BE-së dhe zyrtarët më të lartë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.
Këto gjashtë vende ndodhen në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit, me Malin e Zi dhe Shqipërinë që po udhëheqin në rrugën drejt integrimit. Kohët e fundit, BE-ja është përpjekur të nxisë reformat në vendet kandidate, nga frika e rritjes së ndikimit të Rusisë dhe Kinës në rajon.
Edhe Ukraina dhe Moldavia janë ndër rreth dhjetë vendet që synojnë t’i bashkohen bllokut evropian.
Edhe
Liderët e BE-së kërkojnë mundësi për tejkalimin e vetos në procesin e zgjerimit
Vendet kandidate duhet të harmonizojnë legjislacionin e tyre me standardet e BE-së në 35 fusha, ose “kapituj”, që përfshijnë tema nga standardet e drejtësisë deri te rregullat për bujqësinë dhe peshkimin. Të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së duhet të japin miratimin e tyre fillimisht për hapjen e secilit kapitull dhe më pas përsëri për mbylljen e tij.
Ngjarja e së premtes do të jetë “një demonstrim i qartë i vendosmërisë sonë për të avancuar bashkëpunimin dhe për të ndërtuar mbi momentumin e zgjerimit të Bashkimit Evropian”, theksoi tutje Costa.
-
Edhe zgjerimi temë e samitit të BE-së
-
“Anëtarësimi i Malit të Zi në BE deri më 2028 – realitet”
-
Sorensen për vizitën në Kosovës e Serbi: Pashë përkushtim për normalizim e marrëdhënie të mira fqinjësore
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor sot në Tivat, Kosova kërkon trajtim të drejtë në procesin e zgjerimit