Zëvendësndihmës sekretari i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Gabriel Escobar, ka thënë se vizita e presidentit kinez, Xi Jinping, në Beograd i rrit tensionet mes Serbisë dhe Perëndimit.
I pyetur për vizitën e Xi-së në Beograd në kohën kur 25 vjet më parë NATO pati bombarduar gabimisht Ambasadën kineze, Escobar ka theksuar se është “e pashëndetshme” të ngrihen tensionet mes Serbisë dhe Perëndimit dhe ka bërë thirrje te partnerët që “të jenë të kujdesshëm për agjendën e Kinës në Evropë”, raportoi Danas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“SHBA-ja ka thënë se bombardimi i Ambasadës kineze ishte gabim. Kemi kërkuar falje, besoj se kemi paguar kompensim për familjet. Mendoj se momenti që është zgjedhur për vizitë është i pavend, por i qëllimshëm”, ka thënë Escobar.
Ai ka shtuar se për t’u integruar Serbisë i duhet sundimi i ligjit dhe marrëdhëniet e mira me të gjithë fqinjët e saj.