Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, ka thënë se vendi i tij është "thellësisht i shqetësuar" nga "përshkallëzimi i papritur" i tensioneve në Lindjen e Mesme, i shkaktuar nga veprimi ushtarak i Izraelit kundër Iranit, raportoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua e Kinës.
Në komentin e tij të parë publik mbi konfliktin Iran-Izrael që nga shpërthimi i tij të premten, Xi ka thënë se Kina, një mbështetëse kryesore diplomatike dhe ekonomike e Iranit, kundërshton "çdo akt që cenon sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial" të vendeve të tjera, raporton CNN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Konflikti ushtarak nuk është një mënyrë për të zgjidhur problemet dhe përshkallëzimi i tensioneve rajonale nuk është në interesin e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare", ka thënë Xi, duke folur së me presidentin Uzbek Shavkat Mirziyoyev në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit.
Xi është në Astana për Samitin e dytë Kinë-Azi Qendrore.
Xi ka shtuar se të gjitha palët duhet të punojnë për të qetësuar konfliktin sa më shpejt të jetë e mundur dhe se Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët "për të luajtur një rol konstruktiv në rivendosjen e paqes dhe stabilitetit" në rajon.