Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump dhe Xi mbyllin bisedimet “shumë të suksesshme”, por dallimet mbesin

tr xi

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai kinez Xi Jinping përfunduan të premten bisedimet e rëndësishme, duke pretenduar se kishin bërë përparim të madh në stabilizimin e marrëdhënieve SHBA-Kinë, edhe pse dallimet e thella mes dy fuqive më të mëdha në botë vazhdojnë të ekzistojnë për çështje si Irani, Tajvani dhe të tjera.

Xi e mirëpriti Trumpin në rezidencën e tij zyrtare, Zhongnanhai, të premten për angazhimin e tyre të fundit gjatë samitit, përpara kthimit të liderit amerikan në Washington, raportoi AP. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ishin me të vërtetë disa ditë të shkëlqyera”, u tha Trump gazetarëve, duke e cilësuar takimin si “shumë të suksesshëm”. 

Nga ana e tij, Xi e quajti vizitën një “moment historik”.

“Ne kemi krijuar një marrëdhënie të re dypalëshe, ose më saktë një marrëdhënie konstruktive, strategjike dhe të qëndrueshme”, theksoi ai.

Megjithatë, ky optimizëm përplaset me disa realitete të vështira lidhur me çështjet më delikate mes dy superfuqive.

Pekini ka treguar pak interes publik ndaj përpjekjeve amerikane për t’u përfshirë më shumë në zgjidhjen e konfliktit me Iranin, edhe pse Trumpi deklaroi në një intervistë për Fox Neës se Xi kishte ofruar ndihmë gjatë bisedimeve të tyre.

Në javët e fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit ka akuzuar kompani kineze për furnizim të qeverisë iraniane me imazhe satelitore, ndërsa Departamenti i Thesarit ka ndërmarrë masa kundër rafinerive kineze të naftës që akuzohen se kanë blerë naftë nga Teherani, si dhe kundër transportuesve të saj.

Ndërkohë, Xi e paralajmëroi Trumpin gjatë bisedimeve private se dallimet e tyre mbi ishullin vetëqeverisës të Tajvanit, nëse menaxhohen keq, mund t’i çojnë dy fuqitë dominuese botërore drejt “përplasjeve madje edhe konflikteve”, sipas zyrtarëve të qeverisë kineze.

“Mendoj se ai është në fakt një person i ngrohtë. Por është i fokusuar plotësisht te puna”, ka thënë Trump për Xi-në gjatë intervistës në Fox Neës. “Nuk ka lojëra.”