Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Njihemi me talentet e reja të kickboksit

Me shumë vullnet dhe energji sportistët e “Korab’s Fight Club” në Ferizaj filluan stërvitjet. Sporti që ata kanë përzgjedhur të praktikojnë është kikboksi, sport luftarak që ndërthur elemente të arteve marciale tradicionale si karateja, boksi dhe Muay Thai.

Fillimisht ata filluan me vrap dhe nxehje, në mënyrë që trupi i tyre të përgatitej për ushtrimet e mëtejshme. Sporti i kickboksit kërkon forcë, shpejtësi, qëndrueshmëri dhe shkathtësi. Gjithashtu është një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar gjendjen e përgjithshme fizike.

Nën udhëzimet e trajnerit të tyre, Korab Sinani, kikbokserët e këtij klubi realizonin me sukses ushtrimet, realizimi i të cilave ndihmon ata që të transformohen në sportistë sa më të fortë dhe të suksesshëm.

Në një ndeshje tipike kikboksi, luftëtarët përdorin duart dhe këmbët për të goditur kundërshtarin e tyre përmes goditjeve, që në këtë sport janë arma kryesore. Përveç tjerash kikboksi është një formë popullore e trajnimit të vetëmbrojtjes, sepse mëson teknika të ndryshme të vetëmbrojtjes, të cilat mund të rrisin besimin e tyre dhe t'i ndihmojnë ata të ndihen më të fuqizuar në situata potencialisht të rrezikshme.

Kikboksi sjell përfitime të shumta për fëmijët. Ai ndihmon në përmirësimin e aftësive fizike, koordinimin dhe ekuilibrin e tyre, promovon shprehi të shëndetshme si ushtrimet dhe disiplina. Për më tepër, sport i kikboksit ndikon pozitivisht në shëndetin mendor, duke ofruar një rrugë të shëndetshme për lehtësimin e stresit dhe përmirësimin e përqendrimit.

Për këto përfitime, na tregoi më shumë edhe trajneri i këtij klubi, Korab Sinani, i cili konsideron sportin njërin prej mënyrave më të përshtatshme për një jetesë të shëndetshme.

Edhe Programi Fluturues i Fëmijëve, me një edicion kushtuar kikboksit PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE Programi Fluturues i Fëmijëve, me një edicion kushtuar kikboksit

Pjesëmarrja në klasat e kikboksit mund të jetë gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për fëmijët për të bërë miq të rinj dhe për të ndërtuar aftësi sociale. Megjithatë, është e rëndësishme që fëmijët të marrin trajnimin dhe mbikëqyrjen e duhur për të garantuar sigurinë e tyre dhe për të parandaluar lëndimet.

Pra, kikboksi është një ndër sportet që ofron përfitime të shumta e mbi të gjitha edhe shumë kënaqësi gjatë praktikimit të tij. Prandaj mos hezitoni të provoni këtë sport dhe do të vëreni ndryshimet që do t’iu sjellë ai.