Librat janë pjesë shumë e rëndësishme e përditshmërisë sonë. Ta kalosh kohën duke lexuar libra është një shprehi shumë e mirë, sepse përmes tyre mësojmë gjëra të reja. Po ashtu, përmes historive dhe personazheve të llojllojshme që i gjejmë në ta, ne eksplorojmë botën e imagjinatës.
Përveç leximit të librave, kënaqësi sjell edhe shkrimi i tyre.
Në gjithë botën ekzistojnë shkrimtarë të shumtë, të cilët shkruajnë libra për fëmijë dhe të rritur, me tematika të ndryshme si për kafshë, për natyrën, libra fantastiko-shkencorë e shumë lloje të tjera.
Të pasionuara pas librave dhe shkrimit janë edhe Parisa, Alejna dhe Viktoria, të cilat me shumë dëshirë shkruajnë për tema të ndryshme