Librat janë miqtë tanë më të mirë. Leximi i tyre përveç argëtimit, na sjell shumë përfitime. Mirëpo, a e dini pse është mirë të lexojmë libra? Këtë fëmijë fëmijët mund ta kuptojnë nga edicioni i ri i Programit Fluturues të Fëmijëve, i cili u transmetua të shtunën në Kohavision.
Përveç që zhvillon fjalorin tuaj, leximi i librave ndihmon në përforcimin e aftësive të juaja në të shkruar. Këtë aftësi kanë protagonistet e një ndër materialeve të këtij edicioni Parisa, Alejna dhe Viktoria, të cilat me shumë dëshirë shkruajnë për tema të ndryshme.
Nuk mungojnë as rubrikat “Gjëegjëza”, “Kuiz” dhe “Punëdore”. Për më tepër, ndiqeni emisionin në linkun e mësipërm.