PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Fakte interesante rreth deteve dhe oqeaneve

Fakte interesante për detin.

A e dini se cili është dallimi mes deteve dhe oqeaneve?

Dallimi kryesor në mes deteve dhe oqeaneve është se detet janë shumë më të vogla dhe u përkasin oqeaneve. Pra, janë pjesë e tyre.

Detet janë pjesët e oqeanit, që janë më të afërta me tokën. Në planetin tonë ne kemi pesë oqeane; Oqeani Atlantik, Oqeani Pacifik, Oqeani Indian, Oqeani Arktik dhe Oqeani Antarktik. Por, a e dini sa dete kemi? Ekzistojnë 57 dete dhe më të mëdhenjtë janë: Deti Arabian, Deti i Kinës Jugore, Deti i Karaibeve, Deti Mesdhe dhe Deti Bering.

A e dini se në fund të detit ka vullkane dhe rrafshina të mëdha?

Edhe përse njerëzit mendojnë se fundi i detit është i rrafshët, nuk është e vërtetë. Në fakt, fundi i detit është sikurse toka. Ka male, vullkane, shpella, rrafshina të mëdha. Madje edhe ujëvara. Është shumë i thellë dhe gjigant. Edhe përse mund të duket fantastik, aty ka shumë vende ku njerëzit akoma nuk kanë arritur të shkojnë. Në të vërtetë, 95% e detit mbetet e paeksploruar, sepse ka shumë gjëra për t’u zbuluar aty.

A e dini se Everesti nuk është mali më i madh në botë?

Mali më i madh në planetin Tokë është në det dhe quhet Mauna Kea. Ky vullkan joaktiv është i vendosur në ishullin Hawaian. I matur nga sipërfaqja e ujit deri te maja e tij është 4207 metra, por nëse e masim nga baza e tij që është në fundin e oqeanit, atëherë është 10000 metra i lartë. Nëse e krahasojmë me Everestin që është 8848 metra, i bie se Mauna Kea është mali më i lartë në botë. Por, e vërteta është se Everesti është pika më e lartë në planetin Tokë.

Çfarë mendoni se dimë më shumë? Për planetin mars apo oqeanet?

Edhe përse duket e pabesueshme, ne dimë më shumë për sipërfaqen e Marsit sesa për fundin e detit. Njerëzit dinë shumë pak për kafshët, që jetojnë në oqean. Ekzistojnë akoma shumë specie të pazbuluara. Ka shumë mundësi që këto gjallesa të jenë shumë të vogla, por shkencëtarët besojnë se ka akoma peshq dhe gjitarë, të cilët nuk janë zbuluar akoma. Çdo vit ne zbulojmë diçka për 2000 specie të reja.

A e dini se deti është deponia e mbeturinave më e madhja në univers?

Fatkeqësisht, deti është përdorur për një kohë të gjatë si depo pa e kuptuar se oqeanet janë mushkëritë e planetit tonë. Më shumë se 50% e ajrit që e marrim vjen nga deti. Deti Mesdhe është deti më i kontaminuar në botë. Dhe për fat të keq, shumica e oqeaneve janë në një gjendje alarmuese. Plastika, pesticidet, substancat kimike dhe vaji. Të gjitha këto ndikojnë në shëndetin e deteve dhe jetën e mijëra gjallesave që jetojnë në të, sikurse pinguinët, balenat, delfinët, breshkat, peshqit dhe zogjtë. Të tëra këto kafshë ngordhin çdo vit vetëm për shkak të plastikës në det.

Ju lutem respektoni dhe kujdesuni për natyrën. Mos hidhni mbeturina në det ose lumenj dhe gjithmonë riciklojini. Nëse kujdesemi për detin, ne do t’u ofrojmë të gjitha qenieve të gjalla një jetesë në një botë më të mirë, më të pastër dhe më të lumtur.