PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Çfarë dini për volejbollin?

Volejbolli është një lojë e luajtur nga dy ekipe prej gjashtë lojtarësh, të cilët përdorin duart që të godasin topin mbi rrjetë.

Volejbolli është zbuluar në vitin 1895 nga amerikani George Morgan. Loja e volejbollit u dizajnua nga ai si një kombinim i sportit të basketbollit, bejsbollit, tenisit dhe hendbollit. Rrjeta e parë e volejbollit u mor nga tenisi dhe ishte e lartë vetëm 1.98 metra, kurse tani është më shumë se dy metra dhe dallon për meshkujt dhe femrat.

Me kalimin e kohës është paraqitur nevoja e vendosjes së rregullave për gara. Për këtë arsye u formua Shoqata e Volejbollit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1928. Qëllimi kryesor në këtë lojë është të shënoni më shumë pikë sesa ekipi kundërshtar. Kur topi prek tokën apo hidhet jashtë fushës, atëherë shënohet pikë.

A dëshironi të dini më shumë rregulla për këtë sport? Në rregull, tani së bashku do të mësojmë edhe disa të tjera. Së pari, lojtarët duhet të godasin topin tri herë para së ta hedhin në anën tjetër të rrjetës dhe i njëjti lojtar nuk duhet ta godasë topin dy herë radhazi. Ekipet luajnë 3 sete me nga 25 pikë dhe për të fituar njëri ekip duhet të ketë dy pikë më shumë sesa ekipi tjetër.

Besoj që këto informacione rreth historisë së volejbollit na ndihmuan që ne të njihemi me këtë sport. Gjithashtu, rregullat që mësuam na përgatitën më shumë për lojën. E tani, ne të gjithë jemi gati të luajmë volejboll dhe të kënaqemi së bashku.