Loja e teqballit është e thjeshtë për t’u kuptuar. Në të dyja anët e një tavoline harkore të pingpongut, luajnë dy ose katër lojtarë – varësisht nëse luajnë një kundër një apo dy kundër dy. Natyrisht sporti i ka rregullat e veta.
“Por kushdo që është sportist dhe i aftë mund të mësoj shpejtë teqballin”, thotë lojtari entuziast i teqballit, Adrien Uka.
Tavolina e teqballit ka një vit që është e vendosur në komunën Vaux-sur-Mer të Francës.
Loja e teqballit kërkon fleksibilitet, prekje të duhur, përqendrim. Adrien Uka është i vendosur ta popullarizoj sportin e teqballit në Vaux-sur-Mer.
Teqballin, Adrien Uka e “zbuloi” rastësisht nga videot në internet.
Edhe
Ekipin e teqballit e udhëheq ish-mesfushori i njohur
“Kam jetuar në Alsace. Shikova nëse mund të praktikonim teqballin në rajon. Kam hasur në një klub në Mulhouse. Shumica e lojtarëve ishin anëtarë të skuadrës së Francës... ish-futbollistë iu bashkuan menjëherë këtij sporti të sapolindur. Unë kam luajtur futboll mirë në nivel rajonal. Në stërvitje me pëlqente të bëja driblime. E lash futbollin në moshën 25-vjeçare për të luajtur më pas me shokë. E mora shumë seriozisht këtë disiplinë. E kam dashur. ‘Freestyle’ më dha mundësinë të marr pjesë në shumë ngjarje. Derisa takova pasionin tim të ri, një përzierje midis aftësive teknike dhe shpirtit konkurrues, të bashkuar në një disiplinë të jashtëzakonshme dhe spektakolare”.
Lojtari i 26-të në botë
Në shkurt të vitit 2020, Adrien Uka nisi të stërvitet seriozisht në tavolinë. Karriera e tij e re mund të ishte shuar menjëherë.
“Por në këtë sport të ri, ne të gjithë fituam mjaft shpejtë statusin e sportistëve të nivelit të lartë, gjë që na lejoi të vazhdojmë stërvitjet për të shkuar në gara madje”.
Adrien Uka, aktualisht lojtari i 26-të në botë, mundi të provonte në dyshe aventurën në Lojërat Evropiane, në Krakow në fund të qershorit. Nën flamurin e vendit të origjinës së prindërve të tij, Kosovës.
Në individuale, aventura u ndërpre sapo u fut në garë, kundër francezit, Hugo Rabeux, i cili më pas fitoi medaljen e bronztë.
Rastësisht, gjatë takimit me Adrien Ukën, përgjegjësi i Vauxois për sport, Dominique Faucher ia dha kryetarit të “Vaux Atlantique Teqball” kartën e identifikimit për të hyrë në gjimnaz, ku klubi do të ketë mundësi të mbaj trajnim tre ditë në javë nga fillimi i vitit shkollor.
Edhe
Teqball, Uka në çerekfinale të Lojërave Evropiane
Për Adrien Ukën e rëndësishmja është që loja të shtrihet kudo. Ai dëshiron ta jap kontributin e tij për zhvillimin e këtij sporti në Francë.
Këtë verë ai mori disa iniciativa. Organizoi dy herë gara në ishullin Oleron, por pritjet për të qenë më masovik janë nga fillimi i muajit shtator.
Ekipi Vaux Atlantique Teqball ekziston prej prillit të vitit 2023.
1500 euro për tavolinë
Për momentin, Adrien Uka ende mbështetet vetëm në një tavolinë.
“Modelin që kam blerë tashmë vlen 1500 euro, por fillimisht do të mjaftonte për të trajnuar të interesuarit e parë”, ka thënë Uka.
Edhe
Plot pesë medalje, xhudoja kosovare mban standardin superior
Komuna e Vaux-sur-Mer e hapi me kënaqësi gjimnazin për trajnuesin e parë, madje i dha atij tre terminë të lira.
“Mbetet vetëm të zgjojmë kureshtjen dhe të bindim vendësit të jenë të pranishëm në trajnime”.