PIKË me Veton Surroin

Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafire Natasha Kandiq

Cilët ishin dy politikanët në ish-Jugosllavi që e donin të ardhmen pa luftëra?

“Fabrikë e gënjeshtrave”, pse është e rëndësishme të protestohet para Radiotelevizionit të Serbisë?

A do ta ndryshonte Serbia përballjen me të kaluarën nëse studentët vijnë në pushtet?

Vrasja e fëmijëve dhe burrave që u morën peng nga xhamia e Çikatovës së Drenasit...

Pse në Serbi nuk depërton e vërteta që ka ndodhur në luftëra?

Sa civilë u vranë në luftën e Kosovës?

A mund dikush nga qeveria serbe në vitin 2030 të shkojë në Mejë dhe të vendosë lule?

A ishin romët bashkëpunëtorë të serbëve?

Çfarë do të ndodhte nëse ringjallet KOMRA?

Si do të qaset Kosova në lidhje me trazirat në Serbi?

A bëri mjaftueshëm Albin Kurti për integrimin e serbëve?

Kosova në vitin 2030, sipas Surroit?

A ka rrezik lufte në Kosovë?

Përgjigjet në këto dhe shumë çështje do të mund t’i kuptoni sonte nga ora 20:00, në PIKË, gjatë bashkëbisedimit mes publicistit Veton Surroit dhe kryetares së Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq.