Boksierja algjeriane Imane Khelif arriti në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike të shtunën dhe kështu siguroi medaljen e parë për vendin e saj në Paris, ndërsa pas triumfit kritikoi Federatën Ndërkombëtare të Boksit (IBA).
Khelif është biologjikisht femër dhe jo një person trans, por u konstatua se ka tepricë të hormoneve mashkullore, gjë që çoi në dyshimin se ajo është mashkull.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e lejoi Khelifin të konkurronte në garën e femrave edhe pse Organizata Botërore e Boksit (IBA) e ndaloi nga Kampionatin Botëror vitin e kaluar.
“Kam vite që boksoj nën kujdesin e Federatës Ndërkombëtare të Boksit, e cila më ka bërë padrejtësi. Por Allahun e kam me vete. Allahu Ekber”, ka thënë algjeriania pas meçit.
Khelifi mundi me vendim unanim hungarezen Luca Anna Hamori dhe në fund të ndeshjes nuk i fshehu dot emocionet dhe qau pas asaj që ka përjetuar ditëve të fundit.
25-vjeçarja do të boksojë të martën për t’u kualifikuar në finale.
Në boksin olimpik, me medalje shpërblehen edhe ata që arrin gjysmëfinalen.
LEXO EDHE: