Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Imane Khelif i drejtohet CAS-it lidhur me testin për gjininë

khelifi

Fituesja e medaljes së artë olimpike në boks, algjeriania Imane Khelif, ka apeluar në gjykatën më të lartë të sportit kundër vendimit të Federatës Botërore të Boksit për të pamundësuar pjesëmarrjen e saj në Botëror, pa iu nënshtruar fillimisht testimit gjenetik për gjininë.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka konfirmuar ankesën e boksieres kundërthënëse.

Ajo kërkon të përmbysë vendimin dhe të marr pjesë për Algjerinë në Botërorin e këtij muaji, pa iu nënshtruar fillimit testit për gjininë. Derisa çështja po dëgjohet, CAS-i ka refuzuar kërkesën e Khelifit për të pezulluar vendimin.

“Palët aktualisht po shkëmbejnë parashtresa me shkrim dhe me marrëveshjen e tyre do të caktohet një seancë dëgjimore”, ka njoftuar CAS-i.

Khelifi e fitoi vjet të artën olimpike, mes diskutimeve për të drejtën e saj për të garuar në Lojërat Olimpike të Parisit. Diskutimet kishin të bëjnë me gjininë e saj, pasi Khelif u diskualifikua nga Kampionati Botëror i vitit 2023.

Edhe Tjetër zhvillim në boksin amator, World Boxing kërkon falje për Imane Khelif Luftarake Tjetër zhvillim në boksin amator, World Boxing kërkon falje për Imane Khelif

Nga autoritetet që organizuan Botërorin 2023 ishte thënë se testet e kromozomeve seksuale e kishin “shpallur Khelifin të papërshtatshme për të garuar me boksieret e tjera”.

Por Komiteti Olimpik Ndërkombëtar lejoi paraqitjen e Imane Khelifit, pasi fillimisht ia hoqi IBA-së statusin si organizata drejtuese e boksit botëror.

Me ndërhyrjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar është formuar organizatë tjetër e boksit amator, World Boxing, që e ka bërë të domosdoshëm testin e gjinisë për ato që duan të garojnë në konkurrencë të boksiereve.

Vendimi u mor që në maj, ndërsa u njoftua që Khelifi nuk do të lejohet të garojë pa iu nënshtruar fillimisht testit të detyrueshëm.

Presidenti i World Boxing, Boris va nder Vorst, ndërkohë kërkoi falje që Khelifi u përmend në njoftim, duke thënë se privatësia e saj do të duhej të ishte mbrojtur.

Khelif është dashur të garojë në një turne në Holandë në qershor, por vendosi ta anashkalojë atë.

Edhe Testi i gjinisë bëhet i obligueshëm në boksin amator, Imane Khelif momentalisht jashtë garave Luftarake Testi i gjinisë bëhet i obligueshëm në boksin amator, Imane Khelif momentalisht jashtë garave

Kampionati Botëror i organizuar nga World Boxing, organizata që njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, mbahet prej 4 deri më 14 shtator në Liverpool të Anglisë.