Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Paris 2024

Boksierja e shumëpërfolur siguron medaljen olimpike

Imane Khelif

Imane Khelif

Boksierja Imane Khelif e Algjerisë e ka siguruar medaljen olimpike të shtunën, në Lojërat Olimpike të Parisit.

Medalja ka ardhur pak ditë pas debateve nëse ajo ka të drejtë të garojë me boksieret tjera në garën e Olimpiadës, për shkak të “pranueshmërisë gjinore” pasi ka kromozome të mashkullit.

Khelifi të shtunën fitoi ndaj Anna Luca Hamorit të Hungarisë 5:0 në çerekfinale të kategorisë deri në 66 kilogramë.

Ajo e ka siguruar medaljen e bronztë, pas fitores ndaj Hamorit. Khelif e kërkon medaljen e artë. I duhen edhe dy fitore.

Khelifi të enjten kishte fituar edhe ndaj boksieres italiane, Angela Carini të Italisë, pas 46 sekondave.

Edhe Imane Khelif bëri bujë në Paris, tani synon tjetër medalje të artë olimpike Luftarake Imane Khelif bëri bujë në Paris, tani synon tjetër medalje të artë olimpike

Italiania e dorëzoi meçin.

Khelif, bashkë me boksieren tjetër Lin Yu Ting, ishin përjashtuar nga Botërori i vitit të kaluar, pasi kishin dështuar t’i përmbushin rregullat e Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit.