NËPËR FILM

Filmi kosovar “Ngryk” me rrëfim fantazie godet realitetin, të shtunën në “Nëpër Film”

Ngryk

Të shtunën në “Nëpër Film” bashkëbisedojmë me regjisorin e skenaristin e filmit “Ngryk”, Ilirjan Himaj.

Ai shpalos detaje nga procesi i realizimit të filmit të metrazhit të gjatë, i cili premierën botërore e shënoi në kuadër të Festivalit të sivjetmë, “PriFest”. 

“Ngryk” e rrëfen historinë e dy personazheve, Agu (Valmir Krasniqi) dhe Tina (Era Balaj), të cilët jetojnë në një realitet të vrazhdë. Egërsia shoqërore duket sikur i ka bërë që njëri të personifikojë ariun e tjetra drenushat. 

Agu është punëtor në një pyll arinjsh, e Tina është një vajzë e re që ia ka mësyrë qytetit me ëndrrën për t’u bërë këngëtare. Një incident pa dashje, Agun e shndërron në vrasës dhe ndërgjegjja s’e lë rehat.  

Nga skena e Hollywoodit sjellim një material nga premiera e filmit “Farnkenstein” me regji të Guillermo Del Toros, dhe informacione për filmin e ardhshëm “Avatar” dhe serialin e popullarizuar të Netflixit, “The Witcher”.

Ndiqeni edicionin e të emisionit “Nëpër Film”, të shtunën në ora 16:30!