Arbëri

Theret një qen në qendër të Prishtinës

Një qen është therur në qendër të Prishtinës.

Avokati Arianit Koci ka publikuar video dhe fotografi të qenit dhe ka thënë se qeni është therur nga një person qenin e të cilit kinse ia kishte sulmuar.

Ndërsa, ka theksuar se nuk mund të lihen pa u ndëshkuar personat që sillen në qendër të qytetit me thikë, Koci i ka bërë thirrje Policisë që të veproj.

“Në qendër të Prishtinës, te Urban lounge, një person rreth të 30-ave, e ka therrë me thikë disa herë këtë qen plak të rrugës - thuaja pa dhëmb, për shkak se ia paska sulmuar qenin Chow Chow. Paramendoni, në qendër të Prishtinës e nxjerrë thikën”, ka shkruar Koci.

Avokati ka thënë sipas informacioneve, qeni është therur pesë herë së paku.

Koci ka shkruar derisa Policia ka qenë e njoftuar për rastin, ka treguar indiferencë duke thënë se “komuna i ka fajet”. Ka shtuar se thika cilësohet armë dhe personi do të duhej të arrestohej për të.